Kamioni përplas për vdekje 53- vjeçarin nga Fieri…
Një 53- vjeçar ka humbur jetën në orët e vona të natës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier.
Ai është përplasur nga një kamion, teksa ecte në anë të rrugës me biçikletë. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se shtetasi me inicialet, B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte një kamion tip “Iveko”.
Ai ka aksidentuar 53-vjeçarin me inicialet N.N, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Këto, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Alfrida Danushi
08.03.2019