Kamioni përplas “Benzin”, dy të plagosur…Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë. Ngjarja shënohet në aksin Elbasan-Librazhd.
Xibrakë dy të plagosur, kamioni përplas “Benzin”.
Pikërisht në fshatin Xibrakë. Një kamion me targa PG 4818 B, është përplasur me mjetin tip “Benz”. Nga përplasja kanë pësuar lëndime drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe një person tjetër. Ndërkohë, policia dhe mbërritur në vendngjarje. Ata kanë ndaluar dy drejtuesit e automjeteve, dhe po analizojnë shkaqet e këtij aksidenti. Nga hetimet paraprake, mendohet se aksidenti është shkaktuar nga lagështia. Si pasojë, drejtuesit kanë humbur kontrollin e automjeteve për shkak të rrëshkitjes. Megjithatë, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Alfrida Danushi
28.06.2018