Kallashnikovi, arma më vrastare në funksion human!
Në një fshat në Jug të Shqipërisë, kallashnikovi, arma më vrastare në rruzull ka gjetur një përdorim orgjinal dhe të paimagjinushëm. Arma më preferuar e kryengritësve, terroristëve dhe ushtrive të rregullta, në këtë rast është përdorur për një qëllim mëse human.

Poseduesi i armës M.G. e ka përdorur si një mjet të thjeshtë mbështetës për shtratin e hardhisë së rrushit. Edhe vetë shpikësit të kësaj arme, sovjetikut Mikhail Kalashnikov, nuk do ti shkonte kurrë mendja të merrte këtë funksion.
Shpikës Mikhail Kalashnikov është bërë e pavdekshme në botën e markës së armës më popullore në botë.
Por, ka të ngjarë që edhe fshatari shqiptar të hyjë në historinë si M.Kallashnikovi me përdorimin më orgjinal dhe më human.
Llogaritet që mbi 100 milionë armë të tilla, janë të shpërndara në botë, por një përdorim i tillë nuk është dëgjuar.
Në Shqipëri, Kallashnikovi ka qenë gjerësisht i përhapur në ushtri e polici dhe vazhdon të përdoret.
Në kaosin e vitit 1997 kur shteti ra në mënyrë të papërgjegjshme, automatiku kallashnikov ra në duart e shumë shqiptarëve.
Ndërkohë që me automatik kallashnikov janë kryer dhe vazhdon të kryhen shumë krime të rënda, vrasje dhe plagosje.
Shpiksi i kësaj arme vrasëse thoshte shpesh kur ishte gjallë, se personalisht nuk ndihet keq për vdekjet dhe gjakderdhjet.
“Unë fle rehat. Janë politikanët ata që duhet fajësuar për dhunën dhe konfliktet”, ka thënë babai i “kallashit”. “Prodhova armë për të mbrojtur shoqërinë tonë”, theksoi ai gjatë ceremonisë së 90-vjetorit.
Ndonse nuk kishte parashikuar që në Shqipëri “kallashi” do përdorej për të mbështëtur hardhinë e rrushit Ai mesiguri dicka e ka ndjerë. Vodka, pija e preferuar e ish-gjeneralit rus Mikhail Kalashnikov, sipas tij “i bën më mirë trupit sesa Coca-Cola”.
Mesiguri, fshatari shqiptar dicka ka ditur që i ra ndërmend për t’i dhenë këtë funksion “kallashit”. Ndoshta i bën mirë rrushit, apo nënproduktit të tij, rakisë.
Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani