Kalimi i urës së Ibrit është i ndaluar për shumë qytetarë të Kosovës.
Edhe pse prej një viti, ura e re me parametra bashkëkohore, në të është bllokuar totalisht kalimi i automjeteve.
Ndërkohë që, edhe këmbësorëve që guxojnë i rrezikohet jeta.
Kalimi i urës së Ibrit, i ndaluar për qytetarët e Kosovës
Të shoqëruar me disa banorë të Mitrovicës pamë që për rreth 20 vite shumë prej tyre nuk kanë guxuar të kalojnë.
Siç duket dhe në video, edhe në këtë rast nuk guxojnë ndërkohë që tentuam të kalonim në anën tjetër.
Sapo e kaluam anën tjetër, pamë ndjekje të dy personave në çdo hap, të cilët disa metra larg urës bën me shenjë të ktheheshim.
Lëvizja vazhdoi deri pas 50 metra nga ura dhe më pas u kthyem për shkak të rrezikshmërisë që paraqiste kalimi në anën tjetër.
Pavarësisht se situata duket e qetë, për shumë kosovarë dhe shqiptarë, shikohet si një vend i ndaluar.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti