Në Kakavijë raportohet se po rritet frikshëm fluksi i klandestinëve nga Lindja e Mesme që hyjnë nga Greqia në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Shifrat e klandestinëve që hyjnë nëpërmjet kufirit greko-shqiptar janë dyfishuar krahasuar me janar-shkurtin e një muaji më parë.
Në Kakavijë raportohet se po rritet frikshëm fluksi kandestinëve nga Lindja e Mesme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër raporton se shërbimet e rendit dhe kufirit ndaluan 27 shtetas të huaj. Sipas njoftimit, 6 prej tyre me shtetësi pakistaneze janë ndaluar në fshatin Bulo. Ndërkohë që në pika të tjera në brendësi të territorit shqiptar u ndaluan 8 libianë, 8 sirianë dhe 5 marokenë. Në përfundim të proçedurave të identifikimit, 9 prej tyre që kërkuan dhe plotësonin kushtet, u lejuan për azil në Shqipëri. Azilkërkuesit u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes në Babrru të Tiranës. Ndërsa 18 të tjerët që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme u proçeduan me urdhër largimi vullnetar për Greqi. Qëllimi i emigrantëve të paligjshëm është përdorimi tranzit i territorit shqiptar drejt vendeve të BE, kryesisht në Gjermani dhe Francë.

Për Lajm-Shqip
Engjëll Serjani