Kakavijë: Mbërrijnë nga Greqia ndihma humanitare për përmbytjet nga Greqia.
Në pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë mbërriti sot kamioni i parë ngarkuar me materiale dhe ndihma humanitare.
Këto të dërguara nga qeveria e Greqisë.
Ndihmat kanë për destinacion banorët e zonave të përmbytura nga vërshimi i lumenjve pas rreshjeve të pazakonta të fillimit të dhjetorit.
Burime nga dogana e Kakavijes bënë të ditur se ngarkesa e parë me ndihmën emergjente nga Greqia, përfshinte kryesisht mjete mbrojtesë dhe ndihmëse të nevojshme. Këto për tu përdorur në rast përmbytjesh.
Kamioni me ndihma humanitare greke kishte të ngarkuar çizme, mushama, batanie dhe gjeneratorë elektrikë me një vlerë të konsiderueshme.
Shoqëruar nga punonjës të emergjencave civile kamioni i parë i asistencës greke është drejtuar për në qarqet e Fierit dhe Vlorës. Këto zona me më shumë dëme nga përmbytjet.
E.S