Mësohet se policia kufitare ka arrestuar në kufirin shqiptaro-grek në Kakavijë një person që trafikonte objekte të rralla antike.
Personi i arrestuar në kufi ka deklaruar se kishte ardhur nga Greqia për në Shqipëri.
Të njëjtën gjë ka deklaruar zyrtarisht edhe policia. I arrestuari, sipas njoftimit, tentonte të hynte në mënyrë të paligjshme në Shqipëri përmes kufirit jeshil me Greqinë.
Por burime të besueshme thanë se personi i arrestuar, 31-vjeçari Petrit.A, ishte duke dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Policia bëri të ditur gjithashtu se P.A. nga Tirana kishte me vete sende antike prej metali, argjendi e bronxi.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë Kufitare, kanë gjetur në çantën e krahut antika me vepra arti në gdhëndura dhe derdhura.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër hanë hetuar dhe vlerësuar antikuarët e sekuestruar.
Kakavijë/ Arrestohet trafikanti i objekteve të rralla antike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë të këtij shtetasi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Ai është i akuzuar për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Për Lajm-shqip
Engjëll Serjani