Gjykata e Swansea Crown burgosi një vit një grua të dehur e cila kafshoi në fytyrë një police. Pasi 34 vjeçarja Icealyn McLennon e kafshoi policen i tha: “Mmmmm, mund të shijoj gjakun tënd.”
McLennon goditi mbulesën e një makine para se të dëmtonte shtëpitë pranë duke i gjuajtur me çekiç dhe tullë.
Kafshoi policen në kokë, ja çfarë i ndodhi…
Policja ju afrua pranë për ta ndaluar dhe për t’i marrë çekiçin nga dora, ndërsa dhunuesja ju afrua dhe e kafshoi në kokë si dhe e goditi në gju. Policja pati dëmtime në fytyrë dhe në pjesën e gjurit, si dhe humbi një pjesë të flokëve si shkak i këtij sulmi.
Gjykatësi Paul Thomas QC, e burgosi atë për 12 muaj dhe i tha: “Sjellja jote ishte e papëlqyeshme dhe e dhunshme në ekstrem.”

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.07.2018