Kacafyten vëlla e motër, policia lëshon urdhër mbrojtje! Ngjarje tragjiko-komike në Ebasan. Hajt dhe thuaj që policia nuk ka hall mbi halle! Rrihet vëllai me motrën dhe policia duhet t’i lëshojë urdhër për t’i mbrojtur nga njëri-tjetri.
Kacafyten vëlla e motër, policia lëshon urdhër mbrojtje…
Informacioni zyrtar vjen nga Komisariati i Policisë Elbasan.
Mësohet se më datë 27.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Ky urdhër më firmë e vulë të njomë, për shtetasen T.D, 64 vjeçe, madje, edhe për shtetasin A.D, 60 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Ata janë motër e vëlla dhe jetojnë në një banesë. Sipas policisë, dyshohet se në banesë, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.
Urdhëri i mbrojtjes bazohet në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi