Juventusi kërkon të bëjë sërish pazar te Fiorentina. Pas Bernardeschit, bardhezinjtë po synojnë t’i rrëmbejnë klubit vjollcë edhe Federico Chiesan.
Pavarësisht tentativave, Juventusi do ta ketë të vështirë të arrijë te 20-vjeçari.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli nuk ka aspak ndërmend të privohet nga talenti, me drejtuesit e Fiorentinës që kanë deklaruar se lojtari nuk është në shitje.
Për Chiesan interes kanë shfaqur edhe skuadrat e Napolit dhe Interit.