Juglindja pushtohet nga reshjet e dendura të borës, trashësia e borës ka arritur deri 20 cm në fshatin turistik të Dardhës ndërsa lëvizja në këtë segment rrugor kryhet vetëm me zinxhira.
Reshje intesive janë regjistruar edhe në pikën turistike të Voskopojës ku trashësia ka arritur 10 cm por nuk ka probleme në lëvizjen e automjeteve.
Juglindja pushtohet nga reshjet e dendura të borës.
Ndërkaq reshje janë regjistruar edhe në Qafë-Thanë por lëvizja kryhet pa problem.
Ndonëse reshjet kanë përfshirë gjithë qarkun në akset nacionale situata paraqitet normale.
Problematike mbetet aksi që të con drejt Dardhës ku pavarësisht punës intesive të borëpastruesve situata vijon të mbetet e kalueshme me vështirësi.
Orët në vijim priten të përfshihen nga reshje intesive te borës ndërsa apelohet për pajisje me zinxhirë.
Pavarësisht se mjetet borëpastruese janë duke punuar dhe është bërë kriposja e rrugës rreshjet e shumta vështirësojnë situatën.
Në zonat problematike të qarkut janë vendosur patrulla te policisë për te mos lejuar qarkullimin pa vendosjen e zinxhirave.
Sipas instancave këshillohet që të shmanget lëvizja në segmentet rrugore të juglindjes së vendit.
Apel për drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj