Juglindja përfshihet nga bora, ja zonat problematike
Juglindja është përfshirë edhe gjatë orëve të natës nga reshje intesive të borës. Firmat kontraktore kanë marrë masa për pastrimin e akseve problematike.

Konkretisht segmenti rrugorë Korçë-Dardhë ka qënë me preblematik. Është kryer kriposja dhe pastrimi i rrugës. Aktualisht ky segment është i kalueshëm ndërsa duhet treguar kujdes në qarkullimin e mjeteve.
Juglindja përfshihet nga bora, ja zonat problematike
Policia bën apel për kujdes pasi ka prezencë të akullit në rrugë. Ndërkaq reshje janë regjistruar edhe në pikën turistike të Voskopojës.
Edhe aty segmenti rrugorë është i kalueshëm pa problem. Vijon puna për pastrimin e rrugeve ndërsa borepastrueset qëndrojnë në gatishmëri. Kjo për shmangien e bllokimit të rrugëve
Për lajm-shqip:
Ledjona Xheladinaj
17.11.2018