Të gjithë ju që keni mpirje të duarve gjatë natës, nuk duhet që ta toleroni si situatë, por menjëherë duhet të këshilloheni tek mjeku i familjes.
Simptomat e para janë mpirja dhe ndjesia e shpimit të duarve si më gjilpërë. Përgjithësisht sindroma në fjalë prek më së shumti gratë. Kjo njihet me emrin “Carpal tunnel syndrome”, sindroma e kyçit të dorës, e cila është ngjeshje e nervave.
Ju mpihen këmbët gjatë natës? Mos i neglizhoni këto simptoma …
Sindroma Restless e këmbëve është një çrregullim neurologjik që karakterizohet nga mpirja dhe dridhja e këmbëve.
Kjo ndjesi është e pakontrollueshme dhe shpesh ndjehet më shumë kur lëvizni këmbët. Simptomat shfaqen më së shumti gjatë natës kur personi është i relaksuar dhe intensiteti i saj mund të rritet shumë.
Nëse lëvizni këmbën që ju është mpirë, intensiteti i të dridhurave rritet më shumë. Është vlerësuar se rreth 10% e popullsisë vuan nga kjo sindromë.

Nëse keni një punë që i mban vazhdimisht duart dhe kyçet në lëvizje, e mira është që çdo 2- 3 orë të ndaloni, dhe qetësoheni pak. Lëvizini duart, gishtërinjtë, bëni disa ushtrime specifike dhe tërhiqni muskujt.
Mbajeni kyçin drejt, ndërkohë që punoni. Studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis pozicionit të kyçit dhe kësaj sindrome. Rregullojeni karrigen në mënyrë të atillë që parakrahët tuaj të jenë në të njëjtin nivel me tastierën.
Mundohuni t’i mbani kyçet sa më drejt, pa i lakuar shumë. Qëndroni ulur ashtu siç duhet.
Përdorni akull
Kjo metodë nuk e lufton sindromën e kyçit të dorës, por arrin t’ju lehtësojë dhimbjet.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
22.08.2018