Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një urim prekës në vigjilje të Krishtlindjeve. Duke u ndalur tek rasti i të riut shkodran Florenc Beqiraj. I rrahur egërsisht në burg dhe që ndërroi jetë në spitalin e Marsejës në Francë.
Ndërsa uron festën, ajo thotë se sot është nata e Krishtlindjes dhe të krishterët këtë ditë e festojnë në familje.
Madje Jozefina e cilëson si festën më të bukur të vitit.
Duke shtuar se këngët më të bukura e me të ngrohta janë për Krishtlindjet. Po ashtu ajo thotë se koncertet më të ndjekura janë për këtë ditë.
“Unë dua t’i uroj gjithë miqve të mi “Gëzuar Krishtlindjet”! Por sot një mendim i veçante shkon për ata që nuk kanë mundësi për të gëzuar në familje, për ata që shohin veten në cepin e shoqërisë, për të pamundurit, për të sëmurët, për refugjatët, për djemtë e vajzat që janë larg familjeve për të gjetur një jetë më të mirë, për emigrantët shqiptarë, për ata që janë në burg në vendet e huaja, për të burgosurit në Shqipëri, për më të varfrit, të pastrehët.
Një lutje të veçantë sot dua të bëj për Florencin që e torturuan dhe e vranë në një vend të huaj, ku shkoi për të gjetur shpëtim. Historia e tij të shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij është dështimi jonë. Zot ndihmo shqiptarët”, shkruan Topalli në Facebook.
24.12.2017