Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Jonuz Musliu, Donte të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës
musliu
Jonuz Musliu, Donte të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës

Jonuz Musliu, Donte të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës

4 vite më parë Komento

Thuajse të gjitha mediat serbe kanë publikuar lajmin e ndërrimit të jetës së Jonuz Musliut, si një humbje  të rëndësishme politike të faktorit shqiptar në Preshevë.

B92, në obituarin e saj e cilësonte të ndjerin Musliu si “homologun” e Hashim Thaçit.

Ai ka qenë Drejtori politik i UÇPMB-së, siç ishte Thaçi në UÇK.

Të ngjashme mund të lexoni:

  • Emërohet drejtor i ri në Hipotekën e qytetit të Durrësit

  • Reportazh/ Aventurë turistike, udhëtime me kuaj në gjurmë të karvaneve të lashtë

Jonuz Musliu, radikali që nuk u mbështet asnjëherë.

Por ndryshe nga Hashim Thaçi, Jonuz Mulsiu ishte një disident klasik i regjimit komunist serb dhe më pas atij të Millosheviçit.

Ka qenë i burgosur politik për një kohë të gjatë dhe menjëherë pas daljes nga burgu organizoi rezistencën e armatosur.

Kjo çoi në një marrëveshje mes Beogradit dhe shiptarëve të Luginës, të cilët kanë qenë historikisht më të persekutuarit dhe kanë vuajtur pasojat e të qenit larg qendrave nevralgjike shqiptare si Tirana e Prishtina.

I lindur në fshatin Konçul në vitin 1959, Jonuz Musliu ideoi, themeloi në vitin 2001-shin.

Ai organizoi në këtë fshat rezistencën e armatosur të shqiptarëve të Preshevës, duke u përballur me alternativën e një detante që kishte mbizotëruar në Luginë prej vitit 1991 nga Partia e Aksionit Demokratik e Riza Halimit.

UÇBMB-ja ishte një reaksion shumë i rrezikshëm njëkohësisht dhe shumë i rëndësishëm.

I rrezikshëm, pasi shqiptarët e Preshevës mund të pësonin një hakmarrje të Beogradit, i cili kishte thyer hundët në Kosovë dy vjet më parë, por edhe i rëndësishëm, pasi për herë të parë shqiptarët e Preshevës u formatuan si njësi politike dhe jo një pakicë që përdoret si lodër..

Pas lufte, Jonuz Musliu themeloi Lëvizjen për Progres Demokratik, arriti të zgjidhet kryetar i Këshillit komunal të Bujanocit.

Ndërkohë që për disa mandate është zgjedhur Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës.

I ndjeri Musliu ishte baba i tre djemve: Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit, si dhe një bashkëshort i devotshëm.

Edhe pse politkisht ka qenë një majtist, ai është munduar që ta bashkojë faktorin politik shqiptar në Preshevë, ku fragmentarizimi i tij është një plagë e vazhdueshme.

Fehmi Ramadani, një mik i Musliut, gazetar dhe socialog i njohur nga Presheva, i cili jeton në Prishtinë, në një prononcim për “tesheshi.com” e konsideron Jonuz Musliun një “patriot të madh”.

“Lugina humbi njē veprimtarë të madh të kombit, i cili ishte pjesë e të gjitha proceseve që kishin ndodhur nē rajon që nga viti 1981.

Edhe unë e kisha fatin ta kam shok, mik dhe të isha bashkëpunëtor në kohë të vështira.

Vërtet ishte një njeri i shkëlqyeshëm, trim, atdhetar dhe kishte një vizion të qartë politik mbi kauzën kombëtare”, thekson Ramadani.

Musliu i përket grupit politik që u “gatua” në demostratat e vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka ngritur gjithmonë opsionin që Lugina e Preshevës i përket Kosovës si unitet territorial.

Vitin e fundit propozoi që veriu i Kosovës të këmbehet me Luginën nëse arrihet në ndarjen e Kosovës.

Këtë opsion, Musliu nuk e ngiti thjesht sa për të bërë “presion nacionalist”, por e ka elaburuar gjatë në opinionin publik serb.

Madje në mediat më nacionaliste të Beogradit, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar nëLuginë, ka folur me durim, edhe pse duke e ditur se do ta keqpërdorin, por mjaftonte që të paraqiste platformën e tij publikisht, së cilës i besonte verbërisht.

jonuz

Kjo solli që disa herë në zyrën e tij të vijnë diplomatë të SHBA-së dhe BE-së, të cilët e kanë këshilluar që të mos u hapte shumë kokëçarje me një “tjetër çështje shqiptare”.

Por Jonuz Musliu me qetësine e tij “olimpike” u shpjegonte pa u lodhur se këmbimi do të ishtë një opsion në të mirë të të gjitha palëve dhe që mund të zgjidhte situatën përfundimisht.

Jonuz Musliun, jo vetëm që nuk e përkrahu as Tirana e Prishtina, por as mediat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri nuk e diskutuan qasjen e tij për Luginën e Preshevës.

E për turpin tonë, më shpesh e intervistonte Sputnik-u rus e mediat serbe, (normalisht për të përdorur pjesën që u interesonte) sesa mediat shqiptare.

Dhe në një përgjigje se pse del aq shpesh në mediat serbe, i ndjeri u përgjigj se ai ishte i hapur për të gjithë.

Por  qarqet e Tiranës dhe Prishtinës janë “të zënë” me “baballarët e kombit” që kanë okupuar ekranet e portalet…

Për lajm-shqip

Ylli Pata

19.01.2018

Jonuz Musliu kosove Presheve radikal 4 vite më parë
admin
Etiketime Jonuz Musliu kosove Presheve radikal
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Reportazh/ Aventurë turistike, udhëtime me kuaj në gjurmë të karvaneve të lashtë

Pasardhëse

Më mirë të zgjedhim suksesin personal apo profesional? 3 këshilla se si t’i balanconi…

Të Ngjashme

Ja pritja e ëmbël që i bën nusja dhe djali Lorik Canës

Ja pritja e ëmbël që i bën nusja dhe djali Lorik Canës

admin 4 vite më parë
FOTO/ Alarmi i meteorologëve, zgjerohet harta e përmbytjeve të shtunën

FOTO/ Alarmi i meteorologëve, zgjerohet harta e përmbytjeve të shtunën

Elda Bani 4 vite më parë
Policia Rrugore: Kujdes, mos hyni me të kuqe, tek Ura e Babrroit, se…

Policia Rrugore: Kujdes, mos hyni me të kuqe, tek Ura e Babrroit, se…

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com