Jo vetëm në Shqipëri, protestuesit e opozitës përplasen me policinë…
Kryeqyteti venezueljan u përfshi këtë të shtunë nga protesta masive.
Protestuesit u përleshën me forcat policore teksa shprehën irritimin rreth ndërprerjes së energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit, situatës politike dhe ekonomike.
Mbështetësit e Juan Guaido thirrnin “vrasës” forcat e sigurisë, të cilët u tërhoqën nga zona në të cilën po zhvillohje protesta.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste e Presidentit Nicolas Maduro bëri thirrje për të protestuar ndaj qasjes imperialiste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës.
Kjo e fundit vijon të jetë pa energji elektrike prej së enjtes.
Ende nuk dihet arsyeja.
Erjona Keta
09.03.2019