63 vjeçari Harri Patel jeton bashkë me gruan dhe 2 fëmijët e tij pranë aeroportit perëndimor të Londrës. Ata nuk shqetësohen aspak prej zhurmave të aeroplanëve.
Në 1995 familja Patel kërkoi një shtëpi më të madhe. Prej kërkimeve të tyre mundën të gjenin shtëpinë që ishtë më pranë aeroportit.
Jeton pranë aeroportit, por nuk e ndjen zhurmën e avionëve…
“E dua këtë shtëpi. Nuk ka asgjë të vështirë jetesa këtu. Doja një pronë më të madhe pasi djali dhe vajza ime donin dhoma të ndara. Nga dritarja e kuzhinës, mund të shohësh aeroplane duke u ngjitur në ajër. Zhurma nuk na shqetëson aspak, jemi mësuar me të. Ne nuk dëgjojmë asgjë kur dritaret dhe dyert janë të mbyllura. I shoh aeroplanët teksa ngrihen dhe është qetësi absolute. Ndonjëherë kur avionët e mëdhenj zbresin, ndjejmë disa dridhje”, tha ai.
Kështu, Harri është siguruar që shtëpia të izolohet me dritare moderne për të ndaluar zhurmën e madhe.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
19.06.2018