Rriten jetimë në qendër sociale, por me prindër gjallë.
Ka pak kohë që ka ndodhur por tingëllon si tani. Pakkush mund ta besonte se të qarat e një foshnje afro 20 vjet më parë do të shndërroheshin në lot gëzimi për tërë jetën.
Liliana Qafa, e rritur nga Motrat Vinçensiane në qendër sociale në Mollas të Elbasanit, duket se ka lindur me ‘’këmishë’’.
Ajo nuk ka sesi të mbajë mend vizitën e parë të motrave vinçensiane në shtëpinë e saj. Një dhomë me aneks në krye të fshatit, ku gjithçka që frynte e binte jashtë futej brenda.
Motrat vinçensiane do ta “birësonin” në çast Liljanën vetëm dyjavëshe. Ishte më e vogla foshjne kur u akomodua në strehën sociale në Mollas. Për të nisi një tjetër jetë .U rrit në kujdesin e “prindërve” të tjerë, por asnjëherë nuk iu mohuan prindërit biologjike dhe marrëdhëniet me ta.
Në moshën 18 vjeçare u dashurua me Arjolin.
Edhe ky i rritur në këtë Qendër soaciale si vetë e dashura e tij.
Kjo dashuri u kurorëzua me martesë nga ato që i rritën. Një dasëm sipas të gjitha traditave të zonës , në veshje, rite, gatime e në muzikë.
Dasmorë të paftuar nga i gjithë fshati. Në kishë do të mbahej edhe një meshë enkas për ta. Çasti më solemn kur Motrat misionare i kanë dhuruar çiftit kutinë e “Pandorës”!
Teksa e kanë hapur Liljana e Arioli janë befasuar me një tufë çelsash.
“Ta gëzoni shtëpinë e re, i ka uruar motër Camila. Të ngazëllyer për disa çastë kanë mbetur të përqafuar të tre,“djali , vajza e nëna” ! Lot ka derdhur edhe i ati biologjik i Ariolit.
Mahnitëse ajo që realizuan Motrat vinçensiane. Ndonëse kanë bërë kaq shumë për mbi 15 vite në këtë zonë me mjaft problem sociale, ato mbeten modeste.
Nuk duan të përmenden kurrë punët e tyre të mira dhe investimet në shumë sektorë të jetës këtu.
Ato ende vazhdojnë misionin e tyre human e fisnik. Në filozofinë e misionit të tyre janë veprat ato që flasin. Është heshtja dhe përulësia e tyre.
Misioni nuk resht… Motrat vincensiane,“ Bijat e Dashurisë” falin dashuri e mirësi për këdo.
Alfrida Danushi
11.12.2017