Ditën e djeshme, tre shqiptarë kanë arritur që të arratisen me sukses nga paraburgimi i Argiroupolis, Athinë, duke prerë me shufër çeliku hekurat e dritares së banjës. Media greke “Protothema”, i ka dedikuar një artikull këtyre tre shqiptarëve, në të cilin përmend jetën e luksit së tyre, të shoqëruar nga makina e varka të shtrenjta dhe femra të bukura.
Jeta e 3 shqiptarëve të arratisur nga burgu grek, mes luksit dhe femrave …
Pavarësisht se ata ishin të papunë, thotë kjo media në shkrimin e saj, postimet e tyre në rrjetet sociale shpalosnin jetën e tyre luksoze.
Tre shqiptarët akuzohen për 72 grabitje në shtetin grek. Vlera e këtyre vjedhjeve kap shumën e mbi 400.000 mijë eurove. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjetën bizhuteri argjendi dhe ari, celularë, para cash, një makinë xhip e vjedhur me targa të rreme, skaf, motor dhe rreth 120 kg hashash.
Sipas policisë greke, tre të arratisurit janë mjaft të rrezikshëm dhe të aftë për gjithçka. Njëri prej tyre është arrestuar për përdhunim, ndërsa një tjetër për posedim të lëndëve narkotike. Nga jeta e tyre, shihet se ata u blinin sende të shtrenjta dhe shpenzonin mijëra euro për të kënaqur femrat që kishin në krah.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
20.06.2018