Merret vendimi për Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë që solli sasinë më të madhe të drogës ndonjëherë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën “arrest në burg” në mungesë.
Hetimi për kokainën në dosjen që ndodhet në prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar më 27 shkurt.
Në të njëjtën ditë kur u kap dhe sasia e drogës.
Jepet vendimi nga Prokuroria për Arbër Çekaj. Është kërkuar që t’i vendoset masa “arrest në burg” në mungesë…
Për Çekajn është raportuar se ndodhet në Gjermani së bashku me bashkëshorten e tij.
Para 6 ditësh Çekaj u shpreh se nuk e kishte problem përballjen me prokurorinë.
Ai e konsideronte veten e tij të pafajshëm.
E vërteta është se Çekaj nuk është kthyer ende në Shqipëri për t’u përballur me ligjin.
Presim që të publikojë faktet e tij dhe të zbulohet deri në fund e vërteta e ngjarjes.
Ndërsa shoferi Armando Pezaku dhe administratori i kompanisë Donaldo Lushaj vazhdojnë të jenë të arrestuar.
Armando Pezaku mbeti keq në Gjykatë kur u pyet rreth statusit të tij të punës në “Facebook” ku kishte shkruar: “Shofer kamioni, i çoj miell partizanëve”.
Ai e justifikoi duke thënë se faqen e tij të “Facebook” e përdorte i vëllai.
Mbetet për t’u parë se çfarë justifikimesh apo faktesh do të gjejë Arbër Çekaj për të shpjeguar situatën ku ndodhet.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.03.2018