Princi Jarl Alexandre de Basseville prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë. Ai rezulton i dënuar me 20 vjet burg, për armë dhe drogë në Los Angeles.
Madje atij i është ndaluar hyrja përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky fakt është i pasqyruar edhe në media botërore, siç është gazeta franceze Le Parisien.
Një natë më parë Jarl ishte i ftuar në TV Klan te emisioni ‘Zonë e Lirë’, ku foli për projektin e tij për krijimin e Principatës së Libofshës.
Këtë çështje Alexandre e debatoi me Artur Zheji.
Në Libohofshë të Fierit, Jarl jeton me dy gra në një marrëdhënie treshe. Një prej tyre është Miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe një femër tjetër e panjohur për publikun.
Ndërkohë siç raportohet në media të tjera, ndërkombëtare Jarl, figuron i martuar edhe me mbesën e aktorit të njohur Carli Caplin.
Jarl Alexandre de Basseville nuk është i njohur vetëm për idenë e tij të ‘çmendur’ për krijimin e Principatës së Libofshës, por edhe si fotografi që shkrepi fotot e para nudo të asaj që sot është zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump.
Burimi: Lapsi