Nëse jeni të dhënë pas makinave të bukura dhe të prodhimeve të vjetra dhe keni në llogarinë tuaj një shumë prej 300 mijë dollarë mund të bëni tuajin një Jaguar XK120, e prodhuar në vitin 1953.
Në vitin 1955, dizajneri amerikan, Bill Flajole vendosi që të krijonte një kryevepër, duke e modifikuar makinën britanike. Pasi bëri modifikimet, ai e nxori në shitje për 4 mijë sterlina, nga 2 mijë që ishte blerë. Por ajo tani shitet për plot 300 mijë dollarë. Makina arrin deri në 220 kilometra në orë ndërsa kap nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 6.4 sekonda.
14.08.2012
Burimi: Botë e Çuditshme