Kriza në çift është një gjë pothuajse e përbashkët për të gjithë personat.
Disa zgjidhje në fakt janë fiziologjike dhe shfaqen në etapa të ndryshme të jetës personale të çiftit dhe që për të njohur simptomën e krizës është e domosdoshme në këtë moment të njohësh karakteret e të interesuarve, pasi ka simptoma të përgjithshme që mund të vihen në gatishmëri, raporton noa.al.
Veprimi në mënyrë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në këto raste ndihmon çiftin, jo vetëm të kalojë këtë periudhë krize, por edhe të jenë më të bashkuar se më parë.
Fillimi i një aventure të dytë, mund të jetë sërish shkaktar i një krize.
Në këtë drejtim fillon mosbesimi mes palëve, fillojnë dyshimet për partnerin/partneren, gjithashtu shfaqet frika e ripërsëritjes së veprimit të gabuar.
Edhe nëse është e vështirë dhe raporti gjithnjë ka qenë solid dhe shkon mirë prej vitesh, ndoshta ia vlen të kuptoni arsyen e krizës dhe të provoni të filloni nga e para, madje edhe me ndihmën e një terapisti.
Shpesh herë në të tilla raste ia vlen të japësh një mundësi të dytë, sidomos kur janë edhe fëmijët në mes.
Një tjetër arsye kryesore që mund të çojë në prishjen e marrëdhënieve mes partnerëve është edhe humbja e një personi të dashur, sëmundja e një të afërmi, miku i njërit prej të dyve.
Në të tilla raste rekomandohet qetësi dhe të mos përzieni jetën në çift me situatën dramatike të të afërmit tuaj.
Një tjetër rast është humbja e një fëmije, ku është e rëndësishme qëndrimi sa më pranë njëri-tjetrit për të kaluar dhimbjen.
Frika më e madhe është plakja dhe ndjesia e të qenurit vetëm.
Një tjetër këmbanë alarmi është ndryshimi i sjelljes, që shpesh shoqërohet me kriza në moshën e mesme.
Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe për jetën intime, stresi, problemet e ndryshme kanë efekte negative dhe mund të shkaktojnë krizë në jetën tuaj bashkëshortore.
Për t’iu shmangur këtij lloj problemi është e këshillueshme të prenotoni një darkë në çift në një restorant romantik, ose të shkoni në kinema ose në aktivitete të tjera argëtuese, të cilat ndihmojnë të kaloni momentet e vështira në jetën intime.
Nëse edhe kjo nuk mjafton, atëherë duhet të flisni sinqerisht me partnerin/partneren për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
03.09.2012
Burimi: Ikub