Ja si shpetoi nga gjermanët ish-fabrika e miellit në Fier…
Ish-fabrika e miellit. Vepra e parë industriale në Fier, e cila ka mbetur në “këmbë” sot. Ajo u ndërtua nga shoqëria “Myzeqeja”. Me makineri të importuara nga Gjermania dhe prodhonte miell të cilësisë së lartë. Prodhimi ambalazhohej në thasë 30 kg dhe mbante stampën LTD, ( Lidhja Tregtare e Drithit ). Prodhimet e saj shpërndaheshin në Shqipëri, si dhe eksportoheshin nëpërmjet skelës së Semanit në Itali dhe Greqi. Në 15 tetor 1944 gjatë tërheqjes së tyre, në këtë fabrikë u paraqit një skuadër gjermane për ta djegur.
Ja si shpetoi nga gjermanët ish-fabrika e miellit në Fier…
Më vjen keq që do ta digjni, – iu drejtua atyre kryemekaniku i saj, një ish-emigrant i përpara luftës në Gjermani. Kjo fabrikë, – vijoi ai, – është e vetmja shenjë gjermane në këtë qytet.
Kështu fabrika shpëtoi dhe është në këmbë edhe sot si ngrehinë, për të dëshmuar aktivitetin e suksesshëm të kësaj dhome tregtie. Por historia nuk përfundon këtu. Sot kjo godinë, falë projekteve të Zhvillimit Urban. Eshtë kthyer në një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në vend. E rikonstruktuar por pa i prishur formën dhe origjinalitetin, sot këtu ndodhet Galeria e Artit “Vilson Kilica”, pjesë e parkut të madh të qytetit të Fierit. Nëse më të moshuarit kujtojnë me nostalgji ish-fabrikën e miellit. Sot brezat e rinj shohin një Galeri Arti bashkëkohore, një ndër më të mirat jo vetëm në rang kombëtar por edhe më gjerë.


Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj
14.11.2018