Studentët e pranishëm para kryeministrisë bëjnë me dije se atyre ju janë ofruar telefona që të braktisin protestën. Kjo është mënyra se si kryeministri Edi Rama po kërkon që të shuajë protestën e studentëve. Me të vërtetë është e turpshme.
Një formë tjetër ishte kërcënimi i studentëve. Ata thonë se kanë marrë kërcënim se do tu largohen prindërit nga puna nëse nuk ndalen.
Njëri nga studentët e pranishëm në protestë tha: “Besoj se në 30 vjet kjo është protesta më e rrallë në Shqipëri. Ne durojmë. I ftohti nuk na bën gjë. Kryeministri po flet në Surrel. Ne jemi këtu në minus 2 gradë. Ata që janë më rezistentë dhe nuk kanë punë do të qëndrojnë këtu. Ka 30 vjet që Shqipëria lëngon. Jo vetëm kryeministri por e gjithë klasa politike e ka kuptuar se i ka ardhur fundi. Nuk mund të vazhdojmë më. Nesër do të jemi përsëri këtu në orën 10. I bëjmë thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të bashkohen këtu. Kjo është detyrë t’i bashkohesh kauzës tonë, jo vetëm për studentët por për të gjitha kauzat e shoqërisë.”
Për lajm-shqip:
Majlinda Dumi
13.12.2018