Në muajin mars Floriana Garo u bë për herë të parë nënë e një vajze, të quajtur Adia. Floriana është martuar me avokatin Enis Daci dhe po jeton aktualisht në Zvicër së bashku me të.
Lajmin e shumëpritur për Florianën, ajo e dha në “Instagram”, ku tregoi emocionet e para të përjetuara.
Floriana Garo duket tepër në formë një muaj pas lindjes së vajzës.
Që pas këtij momenti, Floriana ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe nuk ka postuar shpesh foto në rrjete sociale. Kjo me siguri edhe për shkak të angazhimit kryesor tashmë në jetën e saj, dedikimit ndaj vajzës.
Një muaj pas lindjes, Floriana ka publikuar një foto ku duket në formë të shkëlqyer. Pavarësisht disa kileve më tepër që të gjitha gratë marrin në shtatzëni, lodhjes që po kalon me rritjen e vajzës, Floriana ja ka dalë të kthehet në formë mjaft shpejtë.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.04.2018