100 milionë lekë është fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit. Ja pra, sa lekë jep ministrja Nikolla për bangat e nxënësve. Ky fond do të shkojë për blerjen dhe rinovimin e mobiljeve në 36 shkolla dhe gjimnaze të vendit.
Fondi nga Ministria Arsimit, ja sa lekë jep ministrja Nikolla për bangat e nxënësve.
Në këto godina arsimore, një pjesë e të cilave po i nënshtrohen rikonstruksionit, studiojnë mbi 12 mijë nxënës. Në total, porosia përfshin rreth 13 mijë karrige për nxënës e mësues, të ndarë sipas cikleve. Rreth 5800 tavolina nxënësish, 480 tavolina mësuesish, mbi 1 mijë dërrasa të zeza dhe 481 dollape për klasat.

Porosia përfshin edhe kopshtet, për të cilat do të blihen karrige, rafte lodrash, tavolina. Procedura për këtë tender do të jetë e hapur deri më 24 Maj. Datë pas së cilës do të bëhet vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit. Operatori ekonomik fitues do të ketë 2 muaj kohë pas lidhjes së kontratës për furnizimin me mobilje, që nënkupton se ato do të jenë gati me fillimin e vitit të ri arsimor në vjeshtë.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj