Ja pse ndodhi aksidenti me tre viktima në Fier-Tepelenë…
Viktimat mbrëmë kanë qenë në dasmën e të afërmit familjar. Dasma ka vijuar deri në orën katër të mëngjesit. Pas kësaj ore ata kanë marë rrugën për në fshatin e tyre Kutë të Mallakastrës. Sipas informacioneve më të fundit shkaqet pse ndodhi aksidenti me tre viktima në Fier-Tepelenë janë komplekse.

Nga lokali i dasmës deri tek vendi fatal kanë përshkuar 18 km. Pagjumësia dhe mos siguria e autostadës janë dy pistat e para. Në segmentin ku ata përfunduan në kanal rruga nuk ka mbrojtëse sigurimi. Nëse konstruktorët e autostradës do ti kishin vendosur, sot ndoshta nuk do të ishin tre viktima. Nuk përjashtohet veç pagjumësisë e sigurisë rrugore edhe pija alkoolike. Kjo e fundit është një provë paksa më e zbehtë. Sepse drejtuesi i mjetit sipas dasmorëve nuk ka konsumuar pije alkoolike. Sipas kohës së lëvizjes së tyre ngjarja ka ndodhur sot në orën 05.20′. Në kilometrin 18 të autostradës Levan-Tepelenë pranë fshatit Varipob njësia Cakran.
Një shtetase greke e fejuara e njërit prej viktimave dhe dy djem xhaxhallrësh sot ndërruan jetë. Sipas statistikave që disponon Lajm-Shqip numri i viktimave në këtë aks është i frikshëm. Tetë kilometra në vijim të vendit ku sot vdiqën tre. Një aksident i tmershëm ndodhi pesë vite më parë. Ka qënë koha kur kjo autostradë ishte në ndërtim e sipër. Një familje u shua e gjitha në aksident. Katër antarë të familjes Ismaili nga fshati Gorishovë ndërruan jetë. Dy bashkëshortë, dy djemtë e tyre humbën jetën, ndërsa shpëtoi nusja e njërit prej djemëve viktimë.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj