Kate Middleton mundohet të kurojë gjithmonë pamjen e saj deri në detaje. Ndër të tjera bien në sy thonjtë dhe duart e saj.
Si rregull i mbretërisë, ajo nuk mund t’i ketë thonjtë të lyera me ngjyra të forta. Megjithatë, ajo që është vënë re shpesh, është fakti që duart e Kate janë shpesh të fashuara me leukoplast.
Ja pse mban Dukesha Kate Middleton gjithmonë leukoplast në duar…
Spekulimet rreth kësaj gjëje nisën muajin e kaluar, ditën kur ajo ishte prezente në premierën e filmit “A Street Cat Named Bob”, ku edhe u takua me macen, e cila ishte pjesë e filmit.
Ndoshta edhe kjo është arsyeja e gërvishtjes, mirëpo të gjitha këto fotografi të Dukeshës që do t’i shihni më poshtë janë bërë në vende të ndryshme në të dy duart e saj për shumë vite.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
29.05.2018