Këshilltarja e doktor Berishës dhe ish-zv.ministrja e Jashtme jep arsyet përse mungoi ish-kryeministri Berisha. Berisha nuk ishte present në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, fakt që u lexua nga militantët. Edith Harxhi, një intelektuale që flet jo shpesh thekson se Berisha s’ka dashur të bëhet palë.
‘Ja përse mungoi Berisha në Këshillin Kombëtar të PD’
Ajo tha se se ka pasur debate të forta në mbledhje, siç është kufizimi i mandatit të kryetarit të PD dhe çështja e simboleve të partisë.
“Në mbledhje kishte pjesëmarrës që nuk ishin anëtarë, kishte mungesë të medias. Mbledhja u shoqërua me debate të forta. Zoti Basha nuk reagoi shumë në këtë pikë, (për mandatin e kryetarit). Mundohej të dëgjonte debate pati nga salla, më shumë midis meje apo zonjës Bushati dhe dy tre të tjerëve. Për cdo nen. Për çështjen e largimit dhe dorëheqjes ishte një kuti e mbyllur, s’mu dha përgjigje u hodh në votim. Ishin 5-6 anëtarë që votuan pro kufizimit të mandatit të kryetarit të partisë”.
Harxhi shtoi se “Kishte debat për çështjen e simboleve të partis. Propozova që datat e shënuara të PD të sanksionohen në nenin 3 bashkë me simbolet e partisë. Sepse disa deputetë kanë paraqitur një amendim të ligjit, sidomos për datën simbol 20 shkurt, që është datë e shënuar, se unë kam qenë vetë në grevën e urisë, s’mund të nënvlerësohet.
Kjo mendoj se hyn te ato gjërat e qëllimshme, dikush do të krijojë këtu një parti të re, këtë se pranoj dot unë. Një tjetër pikë ishte rivendosja e ish kryeparlamentarëve si pjesë eksio-fiksio e Këshillit.
Këtu debatova shumë gjatë se ka qenë në të gjitha statutet e mëparshme një nen i tillë. Kjo është hequr më pas. Debati ishte nëse është hequr në 2009 apo 2014?
Si e ka parë zonja Haxhi mos praninë e zotit Berisha në mbledhjen e të premtes?
“Flet shumë më tepër me heshtjen e tij, s’ka dashur të jetë pjesë e një procesi ku ai do duhej të bëhej pale. Ndoshta ka menduar është shumë më mirë të qëndrojë jashtë këtij debati të nxehtë.
E ka thënë që është larg vendimmarjes në parti e në një farë mënyre i ka hapur rrugë të rinjve”.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata