Ja përse duhet frekuentuar plazhi Darezezë-Seman!..Në raportimet e Lajm-Shqip ,objekt ka qënë dhe ky bregdet. Këtë radhë do ndalemi specifikisht në dy-tre detaje jo me pak rëndësi.
Ja përse duhet frekuentuar plazhi Darezezë-Seman!..
Në këtë plazh bashkia Fier ka bërë maksimumin e mundshëm. Rrugë të shtruara. Ndricim për orët e natës përgjatë vijës së bregdetit. Shërbimet cilësisht janë të kontrolluara. Nën trysninë dhe kontrollin bashkiak privatët kanë sistemuar gjithcka sipas standarteve. Për qytetarët të cilët nuk kanë automjete bashkia ka vënë në dispozicion disa autobusa me cmime të lehta. Një shqetësim i plazhiztëve u eleminua. Pas një vizite të kryetarit të bashkisë Armando Subashi dje në Darëzezë ,shqetësimi qytetar u zgjidh. Bëhej fjalë për zhurmën e muzikës orë dhe pa orë. Të gjitha lokalet premtuan një muzikë të butë për të mos “vrarë” veshin e pushuesve. Rëra shumë kurative dhe masat e marra për këtë vit kanë shtyrë mijëra qytetarë të jenë “banorë” ditorë në këtë bregdet. Vlen të theksohet se deri tani nuk është shënuar asnjë aksident apo incident. Policia e rendit dhe ajo e qarkullimit është prezente non stop.
Vladimir Muçaj
17.07.2018