Pasi bëri provë për funksionimin e punës katër ditë në javë një kompani në Zelandën e Re e ka konsideruar sukses këtë praktikë dhe ka vendosur ta zyrtarizojë.
250 punonjës të kompanisë “Guardian Perpetual” e cila menaxhon trustet, testamentet dhe planifikimin e pasurive, punuan 4 ditë në javë gjatë muajve mars-prill të këtij viti, duke punuar nga tetë orë dhe duke u paguar për 5 ditë pune. Kjo solli ulje të stresit në punë, rritje të kënaqësisë si dhe një performancë më të mirë profesionale.
Ja në cilin vend puna 4 ditë në javë rezultoi më efikase…
Themeluesi i kompanisë, Andrew Barnes, tha se stafi mund të zgjidhte nëse do të dëshironte një javë katër-ditore, ndërsa avokatët ishin konsultuar për të siguruar nëse sistemi i ri është konform ligjeve dhe kushteve të punësimit të Zelandës së Re.
Barnes fillimisht e ndërmori këtë nismë pasi vëzhgoi se shumë prej stafit të tij kishin vështirësi për menaxhuar jetën e tyre personale dhe profesionale.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
03.10.2018