Emisioni “Fiks Fare” ka demaskuar ditën e djeshme një shoqatë artistike në të cilën rekrutoheshin femra për t’i futur më pas në rrjeti prostitucioni.
Shpëtim Çekrezi, i cili mashtronte përmes njoftimeve të tij, drejtonte shoqatën me emrin “Ferdinand Deda”. Në njoftimet që nxirrte në rrjete sociale ai shkruante se kërkoheshin sekretare në Tiranë, por në të vërtetë vajzat dërgoheshin në Maqedoni për prostitucion.
Ja kush është Shpëtimi që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni…
Në fotot e publikuara të Shpëtim Çekrezit, ai shihet në krah të shumë artistëve të njohur. Madje është shfaqur dhe si magjistar në programin “Tu Si Que Vales”.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
06.09.2018