Kërkesa e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica për t’u rikthyer në Parlament si deputet, është rrëzuar nga Gykata Administrative.
ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Beratin ,Gledion Rehovicës, iu hoq mandati nga KQZ më 5 janar të vitit 2018, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Referuar Prokurorisë, ish-deputeti i LSI-së, ka qenë i arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”, dënim të cilin Rehovica nuk e kishte pasqyruar në formularin për dekriminalizimin.
Ndërkohë ish deputeti Rehovica e ka mohuar akuzën e Prokurorisë me argumentin se ka qenë student në Romë gjatë asaj periudhe për të cilën është akuzuar.
Visar Quni
12.02.2019