Me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu ditën e djeshme u largua nga detyra e shefit të RENEA-s, Vasillaq Sota. Në vend të tij emërohet Lorenc Shehu, i cili më parë ka mbajtur detyrën e komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ja kush do të jetë komandanti i ri i forcave RENEA…
Deri në 2013 Lorenc Shehu ka qenë drejtor i Pilicisë së Tiranës. Ai është gjithashtu një prej efektivëve që ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme në 27 maj.
Ndërsa Vasillaq Sota, ish-shef i RENEA-s është oficer karriere. Ai është dekoruar më parë nga ish-drejtori i policisë, Haki Çako.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
06.07.2018