Rreth 30 kryebashkiakë të vëndit kanë fluturar prej tre ditësh jashtë vëndit. Kthehen këtë fundjavë. Në kuadër të bashkëpunimeve rajonale mes shoqatave të bashkive ata ndodhen në Porugali.
Ja ku ndodhen 30 kryebashkiaket e vendit prej nje jave…
Kjo është arsyeja e mungesës së krerëve bashkiakë të Fierit, Vlorës, Gjirokastrës, Përmetit, Mallakastrës Shkodrës etj. Kreu i Elbasanit Qazim Sejdini për shkak angazhimesh në Elbasan ka zgjedhur të nis drejt Portugalisë vartësin e vet n/ kryetarin. Axhenda e vizitës disa ditore është në kuadër të zhvillimeve rajonale. Gjithashtu dhe marje eksperience nga homologët vëndorë të atjeshëm në drejtimin e punëve vendore. Porugalia ka një sistem drejtimi të avancuar përsa i përket menaxhimit të pushtetit vendor. Në etapa të ndryshme kohore në Fier kanë bujtur drejtues lokal të Portugalisë. Ata kanë parë mundësitë e bashkëpunimit dypalësh sidomos në fushën bujqësore. Burime pranë bashkisë Fier thanë se kreu Armando Subashi përtej axhendës së atjeshme ka shkuar me ide dhe projekte të detajuara. Gjatë takimeve cdo kryetar bashkie do jap dhe marrë eksperiencë në fushën e administrimit të pushtetit lokal.
Vladimir Mucaj
19.09.2018