“Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje”! Kështu është shprehur kryebashkiaku Veliaj dhe prej 22 orësh e ka sponsorizuar njoftimin e bujshëm për marrëveshjen mbi Teatrin Kombëtar. Veliaj ka postuar një foto me aktorin Arben Derhemi, regjisorin Altin Basha dhe me aktorin Alfred Trebicka.

Statusi i Veliaj-t:
“Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje!
Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve! ?
Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar”! ?
Ja doli Lali Eri, arrin konsensusin për Teatrin e ri Kombëtar …

Statusi i një dite më parë:
“Herët a vonë, triumfon shumica e arsyeshme, edhe tek aktorët!
Më në fund konsensus i gjerë për TEATER TË RI:– më vete, PA ndërtesë sipër
– në territorin E VET 100%
– me 2 përfaqesues në negociata
– me 3 hërë më shumë siperfaqe se sot
– me 0 lekë nga taksapaguesitMirënjohje artistëve! Forca”! ?
Pavarësisht “luftës” së aktorëve, shoqërisë civile, profesorëve, akademikut Artan Fuga, Erion Veliaj e arriti konsensusin e dëshiruar për të rindërtuar Teatrin e ri Kombëtar.
Pas sheshit “Skënderbej” dhe “Pazarit të ri”, Tirana do të ketë një tjetër xhevahir. Ky do të jetë Teatri sipas kryebashkiakiut.
Ja doli Lali Eri, arrin konsensusin për Teatrin e ri Kombëtar …
Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se është gati të firmosë deklaratën që “asnjë centimetër” i Teatrit Kombëtar të mos preket. Ndërkohë u shpreh se në projektin e ri parashikohet që Teatri Kombëtar të ketë një sipërfaqe prej rreth 9 mijë metra katrorë.
Por dhe Derhemi që e kundërshtoi Veliajn dhe të gjithë ata që ishin pro prishjes së teatrit, tashmë ka ndryshuar mendim. Madje ai “u përlesh” live . me aktorin Laert Vasili për këtë punë.
Debati arriti kulmin kur Arbeni u shpreh se i vinte turp për këtë situatë dhe me 6 kullat e 40 kate ndërsa teatrit vetëm 40 përqind dhe përparësi i jepet restoranteve dhe kafeve.
Arbeni u shpreh gjithashtu se njerëzit që e quajnë teatrin kapanon, janë militantë dhe njerëz pa karakter si ai që ishte në studio, por Laerti i’u kundërpërgjigj duke i kujtuar një shfaqje të vitit 2008 me një regjisor grek i cili sipas Laertit donte t’i vinte kazmën gjithë produksionit dhe Derhemi doli kundër të gjithë aktorëve dhe përqafoi regjisorin në fjalë.
Ndërsa ditën e sotme u përhap në mënyrë virale reagimi i aktores Pavlina Mani. Ajo ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj i sëmurë prej vitesh, nuk kanë firmosur asgjë për Erion Veliajn. Ajo është shprehur më tej, duke thënë se firma e saj mund të jetë falsifikuar, ose mund të jetë vënë në mënyrë fiktive.


Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
28.06.2018