Ja cilët janë 13 shqiptarët e arrestuar, të 1,8 ton kokainës Bavareze…! Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milionë euro.
Ja cilët janë 13 shqiptarët e arrestuar, të 1,8 ton kokainës Bavareze…!
Gjithsesi, është mësuar dhe identiteti i 13 shqiptarëve të arrestuar për trafikimin e 1.8 ton kokainë, në Bavari. Nga hetimet e nisura në 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine. Droga vinte nga Ekuadori, dhe ishte fshehur në kuti bananesh. Skema e dërgesës, ishte e njëjtë me atë të Arbën Cekajt. Megjithatë, autorët kryesorë të trafikut ishin, Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti. Ndërsa të tjerët janë: Orneo Margjeka, Dario Lame, Ervin Llusha Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola. Si dhe Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti dhe Blerim Cakraj. Në këtë grup bënin pjesë dhe tre nën/shtetas të huaj, Alberto Kochsiek, Anel Begovic dhe Kofi Oten.

Hetimet vijojnë ende dhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet dhe në Shqipëri. Pasi kanë të dhëna, se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës, kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
19.05.2018