Zbuloni pikën e dobët të secilës nga shenjat e horoskopit
Dashi- Ofendohen lehtë
Dashët zemërohen shpejtë. Ata e kanë të vështirë t’i kontrollojnë ndjenjat e tyre në të tilla situata.
Demët- Fiksohen pas një gjëje
Ndonjëherë ato fiksohen me një ide, person ose sjellje dhe bëhen të varur prej saj.
Binjakët- Debatojnë më tepër se duhet
Duan të debatojnë rreth çdo teme. Kërkojnë të kenë gjithmonë të drejtë dhe që argumenti i tyre të pranohet si i sakti.
Gaforret- Zvarrisin gjërat
I zvarrisin gjithmonë ato gjëra që duhen bërë, por që nuk i kanë me qejf.
Luani- Besimi
Shpesh herë e ka të vështirë të kuptojë se kujt duhet t’i besojë. Gjë që mund ta bëjë të përfundojë i vetmuar. Kjo është një gjë e tmerrshme për një Luan që kërkon të jetë i rrethuar nga njerëz të cilët i drejton.
Ja cila është pika e dobët e secilës nga shenjat e horoskopit
Virgjëresha- Frika nga refuzimi
Virgjëreshat përgjithësisht i lëndojnë ata që kanë pranë. Kanë frikë të lihen nga të tjerët, për këtë arsye zgjedhin të jenë ata të parët që lënë dikë.
Peshorja- Kokëfortë
Peshoret shkojnë gjithmonë kundra rrjedhës. Nuk i ndryshojnë mendimet e tyre për asgjë.
Akrepi- Shmangia dhe shtypja e frikës
I largohen gjithmonë frikës. Nuk duan të mendojnë rreth gjërave që kanë frikë, nuk përballen asnjëherë me to.
Shigjetari- Mendime të errëta
Shigjetarët duan t’i kalojnë gjërat thjeshtë. Sapo përballen me një vështirësi mendja e tyre mbushet plot me mendime të këqija.
Bricjapi-Ankthi social
Nuk pëlqejnë të komunikojnë apo dëgjojnë shumë të tjerët. Përpiqen t’i shmangen njerëzve.
Ujori-Tregojnë një siguri të tepërt.
Siguria e tepërt e tyre merret shpesh si agresion nga të tjerët. Ata duken tepër egoistë dhe të papëlqyeshëm në të tilla raste.
Peshqit- Shumë të ndjeshëm
Ndjeshmëria e tyre e tepërt është një dobësi. Mendimet e të tjerëve i shqetësojnë ata shumë. Një vërejtje e vogël ose një fjalë mund t’i prishi gjithë ditën.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
25.03.2018