PROTESTA ËSHTË “PRONË” E SHOQËRISË! Protesta e sotme e studentëve ka tronditur nga themelet qeverinë e Edi Ramës! Kjo tregohet qartësisht nga statuset e tij idioteske. Ku me çdo kusht mundohet ta politizoj një protestë mbarë qytetare. Rama nuk kupton?! Simpatizantët përpara se të përkrahin një forcë të caktuar politike, në radhë të parë janë taksapagues. Si të tillë ata janë në të drejtën e tyre. Të dinë se ku shkojnë taksat. Të gjitha të mirat publike që vijnë nga taksat nuk mund të përdoret për PPP pa pëlqimin e taksapaguesve. Vetë Rama ka theksuar se ai po bën dhe ka bërë shtet. Por befas një recepsionist 26 vjeçar ka rrëzuar totalist propagandën e tij.
Personalisht, por besoj se asnjë shqiptarë nuk beson! Që 26 vjeçari kishte kaq shumë guxim të paraqiste dokumenta të falsifikuar pa mbështetjen e qeverisë. Akoma më flagrante dhe skandaloze është fakti që rilindja grabit dhe shkatërron pronën e qytetarit për të vjedhur 18 milionë euro nga buxheti i shtetit. Pra, protesta nuk është ekskluzivitet i Ramës. Sepse ai nuk ka aspak të drejtë të përzgjedh se kush do të protestoj. Por protesta është e shoqërisë. Sepse shoqëria (taksapaguesi) duhet të informohet! Si shpenzohen paratë e tyre?. Kur e drejta e informimi shkelet dhe dhunohet atëherë i lind e drejta shoqërisë! Të reagoj dhe të solidarizohet me studentët. Pikë! ( Këtë opinion sjell në redaksinë e Lajm-Shqip Telnis Skuqi. Ai është gazetarë kariere. Pres katër vitesh u largua nga Gjirokastra. Në Norvegji fitoi statusin e azilantit. Atje vazhdon gazetarinë. Jeton së bashku me familjen).
Vladimir Muçaj
17.12.2018