Koha e keqe ka shkaktuar një sërë problemesh në Vlorë, stuhia e fortë ka shkulur pemë në pyllin e sodës si dhe ka pezulluar trafikun detar.
Si pasojë e shkuljes së pemëve për rreth një orë është bllokuar rruga në hyrjen e pyllit të sodës.
Më pas në orët e pasdites, nisja e reshjeve të shiut mbuloi disa rrugë.
Problemet që u shkaktuan sot nga stuhia në Vlorë, kanë qënë te zona e Lungomares dhe disa akse brenda qytetit.
Nga ana e Bashkisë kanë nisur menjëherë masat në sistemet e tërheqjes së ujit.
Fatmirësisht përmbytja ka zgjatur vetëm rreth 1 orë. Situata është normalizuar rreth orës 19 e 30.
Pritet që moti i trazuar të vijojë deri në fundjavë.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti