Ja çfarë ka ndodhur me studentët e Universitetit të Vlorës. Universiteti i Vlorës ka përjetuar këtë vit akademik një “krizë studentësh”. Nisur nga kjo situatë universiteti “Ismail Qemali” ka zhvilluar një studim.
Kjo për të nxjerrë në pah se cfarë realisht ka ndikuar në këtë fenomen. Studimi ka nxjerr një sërë arsyesh.
Ulja e lindshmërisë, por edhe largimi i të rinjeve jashtë vendit, janë ndër dy faktorët kryesor të uljes së numrit të studentëve.
Ky fakt pohohet edhe nga vetë rektori, Prof.Dr Roland Zisi. Ai është shprehur se këta faktorë kanë ndikuar në këtë “krizë studentësh”.
Rektori është shprehur se kjo situatë në lidhje me studentët nuk paraqitet vetëm në Universitetin e Vlorës.
Ulje të numrit të studentëve haset dhe në universitete të tjera publike. Pritet që në vijim, universiteti i Vlorës të ndërtoj një strategji për afrimin e studentëve të rinj.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti