Bilanc i ngjeshur me arrestime në harkun e një jave në Fier. Arrestohen në flagrancë 7 shtetas si dhe ndalohen 3 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim. Me qëllim rrritjen e parametrave të sigurisë, Policia e Fierit ka proceduar penalisht 12 shtetas.
Ja çfarë ka bërë për një javë policia në qytetin e Fierit…

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas për vepra të ndryshme penale. Si edhe ka arrestuar në flagrancë 7 shtetas nga të cilët: 2 për veprën penale “Dhunë në familje”, 1 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe 4 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Gjithashtu janë ndaluar 3 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për veprën penale.”Vjedhje”. Janë plotësuar 6 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje. Nga qarkullimi rrugor janë vendosur 965 masa administrative. Për shkelje të ndryshme si edhe janë tërhequr 60 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie. Edhe në ditët në vijim do intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj