Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në një takim me qytetarët e Kukësit.
Gjatë takimit Basha ka dëgjuar dhe shqetësimet e banorëve kuksian që kanë në lidhje me pronat.
Basha iu është zotuar se me ardhjen në pushtet të PD-s, këto probleme do të marrin fund.
Kreu demokrat Basha nuk ka kursyer as akuzat ndaj qeverisë Rama në lidhje me aferat korruptive.
Basha: Zgjidhja ime për kuksianët e pashpronësuar
“Ky vend po qeveriset nga një grusht shteti, vetëm se grushtin e shtetit nuk e kanë bërë ushtarakët, nuk e kanë bërë serbët, e kanë bërë një grusht oligarkët, një grusht kriminelësh me Edi Ramën.
Problemi me tokën, shtëpive dhe pasurive të përmbyrura e njoh me detaje, që kur kemi qenë në qeveri.
Sot Kukësi nuk po komunikon me Tiranën. Ne duke risjellë Universitetin dhe duke zëruar taksën do t’i vijmë në ndihmë Kukësit përe ekonominë dhe mirëqënies.
Fatura totale e shpronësimit për afro 5 mijë familje është rreth 70 milionë euro, kjo nuk është fatura e talljes.
Përse tallen me ju. Unë s’kam ardhur si kontabilist.
Vitin që shkoi OSSH e ka mbyllur me 70 milionë euro fitim, por ka krijuar fitim edhe për kompani fantazëm ku gazetarë hetues të Sllovenisë thonë që janë familjarë të lidhur me Edi Ramën që për 8 orë ka bërë 4 milionë e gjysëm euro fitim.
Nuk dëmshpërbleheni, jo sepse s’ka lek, por sepse lekët tuaja i merr Edi Rama.
Kjo ,me ne do marrë fund.
Do të ngremë komisionin e posatshëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin tuaj.
Të gjitha vlerat e shpronësimit do të jenë me vlerë tregu. Jo me VKM por me ligj në Parlament.
Do të bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para që buxheti i shtetit të bëjë rakordime me maskarallëqet që ju rrinë në qafë me kamatvonesatr e më të gjitha të tjerat.
Këto janë pikat e mia për kuksianët e pashpronësuar”, tha Basha.
Visar Quni
08.02.2019