Pak para mbërritjes së Meghan Markle në altar Princ Harry dukej paksa nervoz, por teksa ajo u afrua dhe bashkoi duart me të brenda kishës ‘St. George’s Chapel’, nervozizmi i tij u zhduk menjëherë.
Pasi Meghan bëri hyrjen klasike drejt altarit, një nga gjërat e para që Princi i tha ishte: “Je gati?! – “Dukesh e mrekullueshme”.
Ja çfarë i tha Princ Harry gruas së tij pak para betimit…
Për këtë komunikim të parë, ka pasur dje dhe sot diskutime edhe në rrjet: çfarë ka thënë Princi? Një pjesë e fansave që e kanë ndjekur live ceremoninë, kanë hedhur disa hipoteza duke u nisur edhe nga lëvizja e buzëve të Princit.
Pavarësisht komenteve të shumta rreth dukjes së Meghan në atë ditë, duket se princit i ka pëlqyer tepër thjeshtësia e saj.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
21.05.2018