Ja çfarë do të llogaritet tjetër në kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në faqen e saj zyrtare rastet e tjera të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Për punëmarrësit, që gjatë periudhës tatimore, për një pjesë, apo për gjithë periudhën, nuk kanë punuar për arsye se u ka lindur e drejta për të marrë përfitime afatshkurta nga skema e sigurimeve shoqërore. Përfitimet do të kërkohen në organet e sigurimeve shoqërore. Do kërkohen nëpërmjet tatimpaguesit përkatës. Kjo sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Ja çfarë do të llogaritet tjetër në kontributet shoqërore dhe shëndetësore
Përfitimet nga skema e sigurimit shëndetësor, kontribuuesi, i kërkon sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në të dhënat e deklaratës tatimpaguesi nuk deklaron përfitimet e punonjësve të ndryshëm nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Në mbështetje të Kodit të Punës dhe të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për rastet e sëmundjeve dhe të kujdesit të fëmijës në ngarkim të sëmurë, të vërtetuara me raport mjekësor, deri në 14 ditët e para të raportit paguhen nga punëdhënësi. Ndërsa pas ditës së 14 raportet mjekësore paguhen nga fondet e sigurimeve shoqërore.
Të ardhurat e personit si pasojë e raportit mjekësor deri në 14 ditët e para, trajtohet njëlloj si edhe të ardhurat nga paga. Nga shuma e përllogaritur e të ardhurave të punëmarrësit ndalet kontributi i sigurimeve shoqërore, shëndetësore. Por edhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu punëdhënësi paguan kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që është detyrimi i tij. Llogariten kundrejt të ardhurave të punëmarrësit.
Në mbështetje të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore ndahen, në përqindje mbi pagën bruto mujore, sipas degëve të sigurimit si më poshtë:
Ja çfarë do të llogaritet tjetër në kontributet shoqërore dhe shëndetësore

Sipas përqindjeve në tabelën më sipër, kontributet e sigurimeve shoqërore për të punësuarin llogariten mbi pagën bruto mujore brenda kufirit të pagës minimale në shkallë vendi. Por dhe kufirit të pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të miratuar me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.
Kontributi i sigurimit shëndetësor për të punësuarin llogaritet mbi pagën bruto mujore. Kjo nuk mund të jetë më e vogël nga paga minimale në shkallë vendi dhe nuk ka kufi të sipërm të saj.
Në pagën bruto për llogaritjen dhe deklarimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përfshihet edhe shuma e lekëve që zbritet nga paga. Më pas derdhet nga punëdhënësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit. Në pagën bruto për llogaritjen dhe deklarimin e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nuk përfshihet shuma e lekëve që zbritet nga paga. Derdhet nga punëdhënësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punëmarrësit.
Personi fizik, për vete, me dëshirën e tij, kontributet e sigurimeve shoqërore mund t’i llogarisë e paguajë mbi bazën e një page edhe më të madhe. Nisur nga paga minimale në shkallë vendi deri në kufirin e pagës maksimale. Kjo për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
03.07.2018