Bulevardi kryesor i Vlorës është bllokuar që prej ditës së sotme.
Dy blloqet kryesore, në afërsi të sheshit të skelës dhe pranë Aleksandrisë, janë rrethuar tashmë.
Arsyeja pse u bllokua bulevardi kryesor i Vlorës sot është sepse ka nisur puna për rikonceptimin e bulevardit të ri.
Parashikohet një shndërrim total.
Policia ka lajmëruar në orët e vona të mbrëmjes së sot se në ndihmë të drejtuesve të automjeteve ishin vendosur patrullat.
Sipas policisë, përgjatë këtyre ditëve trafiku do të devijohet në transballkanike.
Rrethimi është pikënisja e parë e projektit. Lajm-shqip do të publikojë ditën e nesërme të dhëna mbi projektin e ri të bulevardit.
Ndërkohë që qytetarët janë kthyer vazhdimisht nga rruga. Kjo si pasojë e rrethimeve për shkak të sinjalistikës së munguar në distancë.

Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti