Një grua hodhi qesen me plehra nga makina në rrugë. Ndodhi në një provincë të Padovas. Por kryetari i bashkisë, Cesare Mason, do ia kthente përsëri në shtëpi. Ky i fundit, falë ndihmës së kamerave në rrugë gjeti shtëpinë e saj. Dhe ia riktheu përsëri. – “Një grua e mirë bjonde, humbi një qese të verdhë. Unë e gjeta dhe i them të mos shqetësohet . Se, në sajë të sistemit të kontrollit të teritorit, para mesditës, ne do ta kthejmë atë në shtëpi “, shkroi ai.
Ja ajo që na mungon. Bëjeni të ndodhë edhe këtu!
– “Mirëmëngjes, zonjë! Unë jam kryetari i Piombino Dese. Kam ardhur të të kthej qesen e plehrave. Ndoshta mbrëmë e ke harruar përgjatë rrugës Castellana 245″,- I tha ai.
Ndërkohë gruaja reagoi menjëherë. Kjo, duker refuzuar se e kishte ajo qesen. Kryetari iu përgjigj se kjo është vërtetuar nga kamerat, ndërsa e përshëndeti në fund me ironi. – “Më vonë do ju vijë edhe një gjobë, në të njëjtën adresë”. – shtoi ai.
Ja, kjo është ajo që duhet. Gjoba, gjoba zotërinj! Nëse ti nuk skuqesh nga turpi , kur hedh plehrat në rrugë, skuqesh, kur të të vijë gjoba. Por kjo nuk ndodh këtu.
Ja pse ne kërkojmë, të ndryshohet ligji. Sepse bashkitë tona nuk vënë dot gjoba. Ose më saktë mund t’i vënë, por nuk i vjelin dot.
Mentor Kikia
10.10.2018