Është vetëdorëzuar këtë të martë në policinë turke ish-bodyguard-i i ish-kryeministrit Sali Berisha. Lajmin e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook, vetë Izet Haxhia.
Ai shkruan se u vetëdorëzuar në kushtet kur asnjë nuk erdhi ta kërkojë.
Vetëdorëzohet në policinë turke Izet Haxhia. E poston këtë fakt në profilin e tij në Facebook…
Drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia drejt Shqipërisë. Vite më parë ai është dënuar në mungesë nga gjykata shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit.
Në 2006-ën, Haxhia u arrestua në Turqi. Ai mundi të fitonte betejën ligjore për të mos u kthyer në Shqipëri për të kryer dënimin e dhënë prej 25 vitesh burgim.
Disa muaj më parë Gjykata në Turqi vendosi për ekstradimin e tij. Vetë Haxhia u shpreh se do të vinte të përballej njëherë e mirë me drejtësinë shqiptare dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Haxhiajt, Berisha është personi përgjegjës për shumë krime, përfshirë edhe vrasjen e Azem Hajdarit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
24.04.2018