Ndërron jetë në një spital në Itali Orges Fisniku, shqiptari i cili u plagos në një atentat të ndodhur më 23 dhjetor në rrugën Mario Carlit në San Savero të Italisë.
31 vjeçari i njohur dhe si “Oreste” mori plagë të rëndë në kokë, dhe prej 8 ditësh ndodhej në koma, ndërsa në atentat mbeti i vrarë edhe shoku i tij Amir Ballo.
Sipas hetuesve, Orges Fisniku ishte objektivi i vërtetë i vrasësit dhe jo Amir Ballo, i cili ishte në makinë me 31-vjeçarin ditën e atentatit.
Në 2005 Fisniku ishte arrestuar në Itali për akuzën e shpërndarjes ndërkombëtare të lëndëve narkotike, së bashku me 22 persona të tjerë.
31.12.2012
Burimi: Gazeta Tema